Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada amerikane kërkon progres real në dialogun Kosovë-Serbi

nga E.Bullaku17 nëntor 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka dhënë mbështetje përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se është koha për përparim të vërtetë në dialog.
I ngarkuari me punë në këtë ambasadë, Nicholas Giacobbe ka thënë se Lajçak ka të drejtë dhe është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi.
“I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak ka të drejtë, është koha për progres real në dialogun Kosovë-Serbi. Bëjeni…”ka shkruar Giacobbe në Twitter.

EUSR Lajčák is right, it’s high time for real progress on the Kosovo-Serbia Dialogue. #GetItDone 🇽🇰🇷🇸 #RealProgress https://t.co/9rBMdafc01

— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 17, 2021


Të martën në Bruksel janë mbajtur takime të ndara në nivel kryenegociatorësh me Lajçak dhe nuk ka pasur takim trepalësh.
Ai në një postim në Twitter Lajçak ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →