Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ambasada amerikane në Ukrainë shpreson të kthehet në Kiev

nga Kaltrina Berila2 maj 2022

Ambasada e SHBA-së në Ukrainë shpreson të kthehet në Kiev deri në fund të majit nëse kushtet e lejojnë, tha e ngarkuara me punë, Kristina Kvien, në një konferencë shtypi nga Lviv të hënën.
“Ne shpresojmë shumë që kushtet do të na lejojnë të kthehemi në Kiev deri në fund të muajit. Ne dëgjojmë profesionistët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi”, shtoi Kvien.
SHBA vendosi të mbyllë Ambasadën e SHBA në Kiev më 14 shkurt dhe zhvendosi përkohësisht një numër të vogël të personelit diplomatik të mbetur në vend në Lviv, vetëm 10 ditë përpara pushtimit rus të Ukrainës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →