🇽🇰 Kosova
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e trafikimit njerëzor
nga Venera Grabanica2 dhjetor 2024
Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Skllavërisë, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të adresuar problemin global të trafikimit të qenieve njerëzore
Ambasada theksoi se trafikimi njerëzor prek në mënyrë disproporcionale grupet e margjinalizuara dhe ato me më pak mundësi, përfshirë gratë dhe vajzat. E
“SHBA vazhdon përpjekjet e saj përmes katër shtyllave kryesore: parandalimi, mbrojtja, ndjekja penale dhe partneriteti,” thuhet në deklaratë.
Ky mesazh është pjesë e nismës globale për 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, një fushatë ndërkombëtare që synon ngritjen e vetëdijes për çështjet si trafikimi, skllavëria moderne dhe shfrytëzimi i qenieve njerëzore.









