🇽🇰 Kosova
Ambasada Amerikane shpërndan takimin Osmanit me ambasadoren e ShBA-së në NATO: Bashkë më të fortë
nga Venera Grabanica8 shtator 2023
Takimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit me ambasadoren e SHBA-së në NATO, Julianne Smith e ka shpërndarë ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
“Bashkë më të fortë”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në postimin publikuar në platformën “X”.
#StrongerTogether https://t.co/ycTZSuBmVf
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 8, 2023
“E ritheksova se do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka shkruar Smith pas takimit me Osmanin./21Media











