RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada austriake: Sulmi në Ibër-Lepenc të hetohet me shpejtësi, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2024
Ambasada austriake: Sulmi në Ibër-Lepenc të hetohet me shpejtësi, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasada e Austrisë në Kosovë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër-Lepenc, për të cilin tha se është kyç për furnizimin me ujë.

Ndërkaq, për sulmin tha se duhet të hetohet me shpejtësi dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin në kanalin Ibër-Lepenc. Kanali është thelbësor për furnizimin me ujë dhe për funksionimin e termocentralit më të madh të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.

Shpërthimi që ndodhi mbrëmë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Për këtë sulm kanë reaguar misionet e huaja diplomatike duke e dënuar dhe duke kërkuar që autorët të mbahen përgjegjës.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Më të fundit

Të gjitha →