Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada e Kosovës në Emirate: Marrëveshja për vizat nuk ka hyrë në fuqi ende

nga B G11 janar 2024
Ambasada e Kosovës në Emirate: Marrëveshja për vizat nuk ka hyrë në fuqi ende

Ambasada e Kosovës në Emirate ka dalë me një njoftim rreth vendimit të Emirateve të  Bashkuara Arabe  për heqjen e vizave për Kosovën.

Ambasada e Kosovës në Emirate ka bërë të ditur ky vendim nuk ka hyrë në fuqi ende.

“Sot është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për Përjashtimin Reciprok të Kërkesave për Viza Hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të gjithë qytetarët e vendit tonë bartës të pasaportës së Republikës së Kosovës. Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë. ”, ka shkruar Ambasada e Kosovës në Emirate në Facebook.

Ndërsa ka shtuar se deri atëherë, qytetarët e Kosovës para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →