Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada e Kosovës në Hagë me dokumentar për 15-vjetorin e opinionit të GJND-së mbi pavarësinë

nga B G22 korrik 2025
Ambasada e Kosovës në Hagë me dokumentar për 15-vjetorin e opinionit të GJND-së mbi pavarësinë

Me rastin e 15-vjetorit të vendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka publikuar një dokumentar të veçantë.

Kjo ambasadë vlerëson rëndësinë vazhdueshme të këtij vendimi historik, duke e cilësuar atë si një moment me peshë të madhe ligjore, politike dhe diplomatike, i cili ende ndikon në diskursin ndërkombëtar.

“Në këtë përvjetor historik, me krenari paraqesim një video dokumentar që reflekton mbi Opinionin Këshillimor të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →