Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada e SHBA-së deklarohet për pëlqimin e lajmit për çnjohje: Nuk është bërë qëllimisht

nga Venera Grabanica5 janar 2023
Ambasada e SHBA-së deklarohet për pëlqimin e lajmit për çnjohje: Nuk është bërë qëllimisht

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka bërë një sqarim lidhur me pëlqimin që i ka bërë një lajmit në Twitter, në të cilin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Përmes një emaili dërguar nga ambasada në të cilin citohet një zëdhënëse, Jud Katherine, thuhet se ai lajm nuk është pëlqyer qëllimisht.“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës së SHBA-së nuk ka ‘pëlqyer’ qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit. Ne po shqyrtojmë situatën për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Siç u theksua më parë: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare – jo nga një ‘like’ e mediave sociale”, thuhet në deklaratë.
Profili në Twitter i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka pëlqyer një postim në të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Një ditë më pas, Ambasada e ka hequr pëlqimin.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →