Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada e SHBA-ve- OSBE: Ndërprisni të gjitha format e frikësimeve politike

nga RTV2123 maj 2017

Ambasada e SHBA-ve dhe OSBE u kanë dërguar një mesazh partive politike në Kosovë

Me një deklaratë të përbashkët,  Ambasada e SHBA-ve dhe OSBE i kanë ftuar të gjitha partitë dhe subjektet politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike.

“Garuesit politik Kosovarë kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar”, thuhet në deklaratën e tyre.

Po ashtu në deklaratën e përbashkët të tyre thuhet se ata ftojnë të gjithë liderët politik që t’i refuzojnë dhe t’i dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presin që në përpikmëri t’i hetoj të gjitha raportet e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →