RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasada franceze: Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët

nga Venera Grabanica15 maj 2025
Ambasada franceze: Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët

Ambasada e Francës në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mbylljen e disa zyrave paralele në veri të vendit, duke theksuar se këto veprime duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë, Ambasada franceze vlerëson se “ndërhyrjet e përsëritura ndaj strukturave serbe që ofrojnë shërbime për komunitetin serb në Kosovë janë shqetësuese” dhe se dërgojnë sinjale të papërshtatshme te partnerët ndërkombëtarë të vendit.

“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës,”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →