RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasadori amerikan duartroket miratimin e projektligjit për zgjedhjet

nga B.K8 qershor 2023
Ambasadori amerikan duartroket miratimin e projektligjit për zgjedhjet

Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Hovenier e ka quajtur këtë miratim si shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Unë e mirëpres miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës – një shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Këto reforma e harmonizojnë më tej Kosovën me standardet e BE-së dhe forcojnë normat demokratike”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

I applaud the 🇽🇰 Assembly’s passage of electoral reform legislation — an example of the good outcomes that result when parties work together and with Kosovo’s international partners. These reforms further align Kosovo with EU standards and strengthen democratic norms.

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 8, 2023

Kuvendi i Kosovës, me 79 vota për ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Deputetët e pozitës dhe opozitës u bënë bashkë për t’i dhënë dritën e gjelbër reformës zgjedhore, ku miratuan edhe 19 amendamente shtesë për këtë projektligj./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Më të fundit

Të gjitha →