Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasadori amerikan: Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën

nga Kaltrina Berila1 shkurt 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të Evropës lindore.
Hovenier përmes një shkrimi në “Twitter” ka thënë se kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike.
“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar ai.

Kosovans #StandwithUkraine. Russia’s threat to Ukraine is a threat to democratic values everywhere. This is about fundamental, non-negotiable principles, including the inherent right of citizens to determine their country’s future.👇https://t.co/qd9m1k37Xf

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 1, 2022


Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka thënë se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta sulmojë Kievin, por Moska mohon se ka plane të tilla./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →