Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasadori amerikan mirëpret formimin e Gjykatës Komerciale

nga B G3 gusht 2022

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka mirëpritur nisjen e punës së Gjykatës Komerciale në Kosovë, e cila po përkrahet nga USAID-i amerikan.
Hovenier ka thënë se kjo gjykatë do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale
“Mirëpresim inaugurimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës të hënën. Kjo gjykatë, e mbështetur nga USAID, do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar në Twitter Hovenier.
Pas vendimeve, rregulloreve, organogramit si dhe miratimit të planit të punës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) por edhe lëndëve të transferuara, puna e Gjykatës Komerciale ka filluar zyrtarisht me 1 gusht./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →