Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ambasadori ukrainas përballet me homologun rus për gratë dhe fëmijët e vrarë në sulme

nga Egzona Mehmeti18 mars 2022

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya iu drejtua drejtpërdrejt homologut të tij rus gjatë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten për gratë, fëmijët dhe të moshuarit e vrarë nga rusët në Ukrainë.
“Ambasador, a shkëlqejnë para jush sytë e fëmijëve, grave dhe të moshuarve ukrainas të vrarë nga rusët? Pyeti Kyslytsya, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

Ambasadori rus, Vassily Nebenzia nuk iu përgjigj komenteve gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të së enjtes, por foli para gazetarëve.

“Por kur ai pyeti për sytë e fëmijëve të vrarë, unë do të doja ta pyesja nëse ai kishte ndonjë pendim kur mendoi për fëmijët e Donetskut që u vranë nga forcat ukrainase”, tha Nebenzia.

Kyslytsya gjithashtu foli me gazetarët pas takimit, me ç’rast tha se nuk ka pasur ndonjë përmirësim në situatën në Ukrainë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →