Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ambasadorja amerikane e tmerruar nga sulmet në Kiev

nga E.Bullaku26 qershor 2022

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink, thotë se është e tmerruar nga raportet për sulmet me raketa ruse sot në një ndërtesë banimi dhe kopsht fëmijësh në qendër të Kievit.
“Ndërsa Kremlini vazhdon sulmet e tij pa dallim ndaj civilëve ukrainas, SHBA-ja dhe partnerët tanë do të ndjekin çdo rrugë për të siguruar që ata që janë përgjegjës për mizoritë të mbahen përgjegjës”, shkroi ambasadorja në Twitter.
Më herët të dielën, presidenti amerikan Joe Biden u kërkoi aleatëve të qëndrojnë të bashkuar kundër Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →