Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, bën thirrje për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes Kosovë-Serbi

nga B G26 prill 2023
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, bën thirrje për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vëri thirrje për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ajo e vlerësoi si “historike, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit” mes Kosovës dhe Serbisë dhe bëri thirrje për “zbatimin e shpejtë të saj”.

Zëdhënësi i Misionit të SHBA-së në OKB, Nate Evans, njoftoi se ambasadorja Thomas-Greenfeld i bëri komentet në një takim në Nju Jork me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz.

“Ambasadorja Thomas-Greenfield përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e angazhimeve të tyre në drejtim të një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe paqësore”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit.

Dy diplomatet e larta diskutuan për partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor, sipas njoftimit të zëdhënësit të Misionit amerikan në OKB.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →