Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Amnesty International akuzon Rusinë për krime lufte në Kharkiv

nga Egzona Mehmeti13 qershor 2022

Organizata Amnesty International ka akuzuar Rusinë për krime lufte gjatë përpjekjeve të saj për të pushtuar qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv.
Në një raport të ri prej 40 faqesh, Amnesty ka dokumentuar përdorimin e pretenduar të municioneve thërrmuese dhe mjeteve të tjera pa dallim sulmi, shkruan CNN
“Bombardimet e përsëritura të lagjeve të banuara në Kharkiv janë sulme pa dallim që vranë dhe plagosën qindra civilë dhe si të tilla përbëjnë krime lufte,” thuhet në raport.
Studiuesit e Amnesty thanë se ata “dokumentuan shtatë sulme në zona të ndryshme të Kharkiv, ku gjetën dhe fishekë të municioneve thërrmuese 9N210 ose 9N235”.
Disa kontekste: Konventa e Kombeve të Bashkuara për Municionet Thërrmuese, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2010,  ndalon përdorimin e  municioneve thërrmuese./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →