Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Amy Schumer, Regina Hall e Wanda Sykes janë nikoqire të Oscars 2022

nga Xh.D15 shkurt 2022

Treshja e komedianeve më të suksesshme zyrtarisht do të jenë nikoqire të edicionit të radhës të Oscars 2022.
Këtë vit shënohet edicioni i 94-të i Oscars, por është ende e paqartë se si do të funksionojë ceremonia e këtij viti.
Kjo ceremoni rikthehet pas katër vjetësh, së fundmi u mbajt në vitin 2018, ku nikoqir ishte Jimmy Kimmel.
“Lajme të reja dhe argëtuese po vijnë”, u shpreh Schumer në Instagram.
Ndryshe, nominimet tashmë janë bërë publike, ku filmi “The Power Of The Dog” i regjisores nga Zelanda e Re, Jane Campion, po udhëheq me më së shumti nominime, gjithsej 12.
Ky projekt gjithashtu garon për shpërblimin kryesor “Filmi më i mirë” krahas projekteve tjera: “Dune”, “Belfast”, “West Side Story”, “Licorice Pizza”, “CODA”, “Don’t Look Up”, “Drive My Car”, “King Richard” dhe “Nightmare Alley”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →