Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Analistët: Kosova nuk e ka luksin, Kurti s’i ka numrat për formim të Qeverisë

nga Venera Grabanica23 tetor 2025
Analistët: Kosova nuk e ka luksin, Kurti s’i ka numrat për formim të Qeverisë

Analistët, Shemsi Jashari dhe Gzim Kasapolli kanë ”kritikuar” ashpër situatën politike në vend, duke e quajtur mungesën e institucioneve rezultat të papjekurisë dhe mungesës së vullnetit të partive për marrëveshje. Deklaratat e deputetëve, sipas tyre, janë larg realitetit politik në të cilin ndodhet Kosova.

Jashari ka komentuar deklaratat e deputetit të LVV-së, Halil Thaçi, i cili ditë më parë për RTV21 ishte shprehur optimist për formimin e Qeverisë Kurti 3 brenda afatit kushtetues. Por, sipas Jasharit, kjo është një përpjekje për të mbuluar faktin se Kurti nuk i ka numrat dhe nuk ka vullnet për marrëveshje:

“Vet fakti që e thotë Halil Thaçi tregon se nuk do të ketë Qeveri, duke pasur parasysh rolin e tij në VV. Po të kishte siguri për formim, do të dilte vetë Kurti e do ta fajësonte opozitën. Por nuk i ka numrat. Kurti as nuk ka vullnet, dhe asnjëherë nuk i ka pasur”, tha Jashari mbrëmë në ”Click” të RTV21.

Jashari tutje tha se “nuk ka vullnet për një marrëveshje politike. Dhe fakti që disa deputetë, si deputeti në fjalë që tha ‘presim të reflektojë’, ta jep përshtypjen sikur nuk ka qenë asnjë ditë në politikë”.

Nga ana tjetër, analisti Gzim Kasapolli ka vënë në dukje mungesën e institucioneve si një rrezik të madh për vendin, që po nxjerr në pah papjekurinë e klasës politike:

“Një vend që nuk ka institucione është gati një vend që do të ballafaqohet me kriza të mëdha. Kjo tregon papjekurinë e skenës sonë politike. Karrierat personale brenda partive po vlejnë më shumë sesa Kosova në tërësi”, deklaroi ai.

Ai shtoi se kjo situatë po e banalizon jetën politike:

“Kosova nuk e ka luksin të vazhdojë pa organet e veta. Kjo po lë hapësirë që deputetët të dalin me deklarata me buzëqeshje, thuajse s’ka ndodhur asgjë”, tha Kasapolli.

Të dielën e kësaj jave, kryetari i LVV-së Albin Kurti,  duhet ta dëshmojë para deputetëve të Kuvendit nëse i ka siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë. Kjo vetëm nëse Gjykata Kushtetuese deri atëherë nuk sjell një vendim të saj bazuar në ankesën e Listës Serbe./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →