RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Analizohet nëse Maqedonia do të kërkojë test PCR në kufij!

nga B.K6 korrik 2021


Shpërndarja e variantit Delta të koronavirusit ka bërë që disa shtete të vendosin si kusht testin PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.
Se a pritet që edhe Maqedonia e Veriut të zbatojë masën e reciprocitetit – të kërkojë test PCR për shtetasit e vendeve të njëjta, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se kjo do të analizohet gjatë kësaj jave dhe më së voni javën tjetër do të dilet me qëndrim.
“Do të evoluohet gjatë kësaj jave dhe më së fundi deri javën tjetër do të ndërmarrim qëndrim”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Sipas tij, Greqia është shteti i vetëm që kërkon test PCR negativ dhe vërtetim për vaksinimin anti-Covid, por edhe shteti i vetëm që tani për tani është duke regjistruar rritje te rasteve pozitive me koronavirus./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →