Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ancelotti i bindur: Do të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve

nga Venera Grabanica29 nëntor 2024
Ancelotti i bindur: Do të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve

Ndonëse nuk e ka nisur mirë edicionin në Champions, Real Madridi do të jetë në finale të garës elitare evropiane.

Për këtë është shprehur i bindur trajneri Carlo Ancelotti. Në një intervistë për El Larguero, Ancelotti ka thënë se Madridi do të jetë në finalen e Munihut.

Pas xhiros së pestë, nga tetë gjithsej, Real Madridi është vetëm i 24-ti në Champions me gjashtë pikë. Është kjo pozita e fundit që dërgon në plejof. Kalimi direkt në 1/8 e finales është tashmë thuajse i pamundshëm për madrilenët.

Madridi në mesjavë humbi 2:0 nga Liverpooli.

“Ne do të jemi atje, do të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve. Mbani mend fjalët e mira. Ne do të shkojmë në Munih”, ka thënë Ancelotti.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →