RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Anëtarët e familjes kanë shkuar për ta vizituar Mbretëreshën pasi u sëmurë

nga Kaltrina Berila8 shtator 2022

Avioni me shtatë anëtarë të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe është ulur në aeroportin e Aberdeen.
Kjo pasi Mbretëresha Elizabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj.
Në aeroplan ishte Duka i Kembrixhit, Duka i Jorkut, si dhe Konti dhe Kontesha e Ueseksit, shkruan BBC.
BBC thotë se e kanë mësuar se edhe Princy Harry bashkë me gruan e tij, Meghan Marke, janë duke shkuar për Aberdeen.
Aeroporti i Aberdeen është rreth një orë me makinë nga Kalaja Balmoral, ku është duke qëndruar Mbretëresha Elizabeth II./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Më të fundit

Të gjitha →