Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Angli 3-0 Senegal, notat e lojtarëve

nga Venera Grabanica4 dhjetor 2022
Angli 3-0 Senegal, notat e lojtarëve

Anglia është kundërshtari i Francës në çerekfinalet të Kampionatit Botëror pasi skuadra e trajneri Gareth Southgate ka triumfuar ndaj Senegalit me rezultat 3-0.
Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë Anglia realizoi dy gola. Jordan Henderson e hapi serinë e golave në minutën e 38’ dhe pastaj qendërsulmuesi Harry Kane e dyfishoi atë në minutat shtesë duke shkuar në pushim me qetësi maksimale.
Edhe pjesa e dytë dhuroi pasqyrë të njëjtë me Anglinë që kontrollonte lojën dhe Senegalin në anën tjetër që nuk arrinte të rrezikonte portën kundërshtare.
Fitoren e anglezë e vulosi Bukayo Sako i cili në minutën e 57’ shënoi për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.
Më i miri në fushë në këtë ndeshje ishte mesfushori anglez Phil Foden me notën 8.2, kurse më i dobëti në fushë u vlerësua portieri i Senegali, Mendy me notën e ulët 5.5.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →