(Lajm i përditësuar)
Anglia në çerekfinale
Anglia ka kaluar në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kampionatit Evropian të futbollit pasi e ka eliminuar Sllovakinë.
“Tre Luanët” triumfuan me përmbysje spektakolare tl rezultatit mga 1-0 në 2-1.
Sllovakët kaluan në avantazh pas 26 minutave lojë me golin e Schrans, epërsi e cila zgjati deri në sekondat e fundit të kohës së rregullt, por ishte Jude Belingham ai i cili me një gol spektakolar barazoi rezultatin dhe duke çuar ndeshjen në vazhdime E me të nisur vazhdimet, Harry Kane i shfaq në skenë për ta kaluar Anglinë në epërsi 2-1 dhe në fund ky doli të ishte edhe goli që vendosi fatin e kësaj ndeshje.
Në çerekfinale, Anglia do të ballafaqohet me Zvicrën.
Harry Kane e ka kaluar në epërsi Anglinë, 2:1.
Kane shënoi me të nisur pjesa e parë e vazhdimeve dy herë nga 15-të minuta.
Angli – Sllovaki 1:1
Në stadiumin Veltins po zhvillohet ndeshja mes Anglisë dhe Sllovakisë në 1/16-n e finales në Euro 2024.
Sllovakia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Anglisë.
Ivan Schranz realizoi në minutën e 25-të.










