Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Anija kozmike e Japonisë zbarkon në hënë

nga B G19 janar 2024
Anija kozmike e Japonisë zbarkon në hënë

Agjencia hapësinore e Japonisë thotë se është duke komunikuar me anijen e saj pa ekuipazh “Moon Sniper” pasi u ul në sipërfaqen hënore.

Por shkencëtarët thonë se gjeneratorët diellorë të anijes nuk po funksionojnë – ai mbështetet tërësisht në bateritë që do të mbarojnë, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv

Pavarësisht kësaj, Japonia bëhet vetëm vendi i pestë që ulet në Hënë pas SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe Indisë.

Anija kozmike japoneze synoi të ulej brenda 100 m (328 ft) nga një vendndodhje afër kraterit Shioli, në anën e afërt të Hënës – shkencëtarët ende po konfirmojnë nëse e kanë arritur këtë

Vitin e kaluar, India bëri histori kur uli me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →