🇽🇰 Kosova
Ankesa e VV-së kundër votave të LDK-së, Azemi: Duan me dhunë t’i bëjnë 51 deputetë
nga Kaltrina Berila8 mars 2025
Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pasi LVV e Albin Kurtit është ankuar në PZAP duke kërkuar përsëritje të procesit të votimit me postë.
Azemi ka thënë se partia që drejton Kurti po dëshiron të manipulojë procesin zgjedhor, meqë duan t’i marrin 51 deputetë me dhunë.
Ai i ka bërë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë dhe për ta mbrojtur procesin zgjedhor.
“Ftojmë komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjë për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe votën e qytetarëve të vendit dhe të sigurojë që zgjedhjet në Kosovë të jenë të lira, të drejta dhe demokratike. Demokracia nuk mund të jetë peng i një partie të vetme!”, ka shkruar Azemi.











