Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Antidroga me aksion, arrestohen disa të dyshuar

nga Kaltrina Berila14 janar 2024
Antidroga me aksion, arrestohen disa të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar disa të dyshuar gjatë një operacioni policor në qytetin e Prishtinës.

Në rrugën “Ernest Koliqi” është ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit të dyshuarit janë gjetur 1100 euro dhe 3 telefona. Ndërkaq kur kanë arritur njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit, aty kanë qenë edhe dy persona tjerë.

Policia njofton se njëri nga të dyshuarit ka filluar të ikë dhe ka gjuajtur në oborrin e fqinjit një qese me drogë. Ai është kapur më pas.

“Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme (1100 euro) dhe tre (3) telefona (IPHONE). Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHONE) dhe 120 euro para”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →