Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Anton Quni zyrtarisht kandidat për kryetar të LDK-së

nga E.Bullaku9 mars 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar.

Deri tani zyrtarisht janë edhe kandidatë të tjerë për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

“Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së. Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve të tjerë”, thuhet në komunikatën e LDK./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →