Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Anulohen të gjitha seancat për sivjet për rastin e krerëve të UÇK-së

nga Kaltrina Berila12 dhjetor 2023
Anulohen të gjitha seancat për sivjet për rastin e krerëve të UÇK-së

Pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong, mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith ka vendosur t’i anulojë të gjitha seancat e parapara për sivjet në rastin më të madh të Speciales.

Vendimi për anulimin e seancave ka ardhur pas kërkesës së avokatit Ben Emmerson, mbrojtës i Veselit.

“Ekipi i Mbrojtjes së Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave të parapara për këtë javë për shkak të vdekjes së anëtarit të saj, Andrew Strong. Trupi Gjykues e pranoi kërkesën dhe e anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Kjo përfshin shqyrtimet gjyqësore të planifikuara për të martën dhe të mërkurën.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →