Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Anulohen tri fluturime në Aeroportin e Prishtinës

nga Kaltrina Berila25 janar 2019

Fluturimet nuk u realizuan për shkak motit

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të kushteve atmosferike me borë të dendur e me temperatura të ulëta deri me tani janë anuluar 3 vajtje/ardhje. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i aeroportit Unidon Krasniqi.

“Fluturimi i Austrian Airlines nga Vjena ishte nisur për në Prishtinë por është rikthyer në Vjenë pa realizuar aterim në Prishtinë e dy fluturimet e kompanisë gjermane Germania njëri ka ateruar në Shkup e tjetri është transferuar për tu realizuar nesër”, ka njoftuar zëdhënësi i ANP-së.

Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë realizuar 17 fluturime në shkuarje e 13 fluturime në arritje.

Ai njoftoi se deri në mesnatë presin të realizohen edhe 4 fluturime në ardhje e në 2 shkuarje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →