Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Anulohet koncerti i paraparë të mbahej në Prishtinë

nga Venera Grabanica24 shtator 2023
Anulohet koncerti i paraparë të mbahej në Prishtinë

Koncerti i paraparë të organizohej këtë mbrëmje në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë është anuluar për shkak për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Koncerti ishte planifikuar të organizohej nga Ambasada Italiane me këngëtarë të rinj të Festivalit Sanremo.

“Për shkak të sulmit terrorist i cili ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë u vra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, anulohet koncerti i organizuar nga Ambasada Italiane me këngëtarët e rinj të festivalit Sanremo, i cili parashihej të mbahej sonte në bulevardin “Xhorxh Bush””, ka njoftuar në Facebook kryetari i Prishtinës, Përparim Rama./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →