RTV21
BallinaTeknologji
💻 Teknologji

AP: Sistemet e brendshme të Facebook që përdoren nga punonjësit e tij janë jashtë sistemit

nga Venera Grabanica4 tetor 2021

Rrjetet sociale Facebook, Whats App dhe Instagram kanë rënë nga sistemi tash e sa orë.
Kompania amerikane Facebook njoftoi më herët se platformat e saj janë jashtë funksionit, por nuk tregoi shkakun e rënies, duke thënë se po punohet për të rivendosur qasjen për përdoruesit.
Sipas AP, sistemet e brendshme të Facebook të përdorura nga punonjësit e tij gjithashtu nuk funksionojnë.
Agjencia amerikane e lajmeve shton se sistemet nuk janë riparuar ende.

Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →