Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Apeli merr vendim për rastin e ish-ministres Hoxha dhe të tjerëve

nga Kaltrina Berila24 dhjetor 2021

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave në rastin ku ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe të tjerët, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, shefit të prokurorimit të kësaj ministrie, Fitim Mustafa ,e tre ish-sekretarëve: Demush Shasha, Nuhi Osmani e Kushtrim Cukaj.
Të pandehurit akuzohen për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’, derisa në njoftimin e Apelit thuhet se mbrojtësve të tyre u janë refuzuar ankesat si të pabazuara.
“Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruara nga mbrojtësitë e të pandehurve”, thuhet në komunikatë e Gjykatës së Apelit.
Më 1 shtator 2021, në seancën e shqyrtimit fillestarë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →