Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Arena është gati për ndeshjen e sontme! FC Shkupi me shans për të arritur suksesin historik

nga Egzona Mehmeti26 korrik 2022

Sonte kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkupit, nga ora 21:00 në Arenën “Todor Proeski” do të luajë ndeshjen kthyese të xhiros së dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit kroat, Dinamo Zagreb, përcjell TV21.
Pasi ndeshja e parë në Zagreb përfundoi 2:2, tani Shkupi ka një shans historik për të arritur sukses të madh në garën më elitare të klubeve në botë dhe për të kaluar në fazën tjetër.
Stadiumi më i madh në vend është gati për spektaklin e sontëm.
Trajneri i Shkupit, Goce Sedlooksi deklaroi se skuadra është gati.  Lojtarët do të kenë mbështetje të madhe nga tribuna, e cila do të stoliset nga koreografia e Shvercerave, shkruan TV21./21Media

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
LAJMI TJETËR →
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Më të fundit

Të gjitha →