Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Argjentina regjistron fitoren e parë në Botëror, mposht Meksikën

nga Venera Grabanica26 nëntor 2022
Argjentina regjistron fitoren e parë në Botëror, mposht Meksikën


Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Meksikës, ku argjentinasit kanë evituar humbjen.
Pas një ndeshje tejet të zjarrtë në stadiumin “Lusail Iconic”, Argjentina e ka mposhtur Meksikën me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi superylli, Lionel Messi i cili shënoi në minutën e 64’ të ndeshjes për ta kaluar Argjentinën në epërsi.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Enzo Fernandez, i cili vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 87’, pas një asistimi nga Lionel Messi.
Me pikët e reja, Argjentina ngjitet në vendin e dytë në Grupin C me tre pikë të arkëtuara, krahas Meksikës që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Argjentinës.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →