Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Arifi do të dorëzojë kallëzim penal për mjetet e Qeverisë së Kosovës

nga Venera Grabanica6 shkurt 2023
Arifi do të dorëzojë kallëzim penal për mjetet e Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi nesëe do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.
Në njoftimin e Arifit, thuhet se ky kallëzim penal është për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kallëzimi penal do të dorëzohet nesër ne orën 14:00 nga vet kryetari i Preshevës.
“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë. Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Arifi.

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →