Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arifi: Nxënësit shqiptarë në Preshevë detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb

nga B G7 shtator 2022

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.
“Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës. Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar.”, ka shkruar Arifi.

Ai ka pyetur se sa i përket reciprocitetit cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?
“Kryeminstri Kurti është i mirëseardhur për vizitë në Shkollën Fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera.”, ka përfunduar, Arifi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →