Arifi: Populli në Luginë i tha jo Albinit, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se qytetarët në Luginë të Preshevës i kanë thënë “jo” kryeministrit Albin Kurtit.
Në një postim në Facebook, Arifi ka shtuar se politikat përçarëse të Kurtit nuk ndikuan te qytetarët.
“Edhe përkundër mbështetjes së Albinit dhe joshjes me parat e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, populli në Luginë të Preshevës i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë. Nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë. Ashtu siç ka qenë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku shqiptaret e Luginës i bojkotuan zgjedhjet për shkak të përçarjes së Kurtit nga Prishtina në Luginë. Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Republikës së Kosovës për blerje votash”, ka shtuar Arifi.
Ai ka theksuar se në Bujanoc, kandidati i Alternativës, Arbër Pajaziti, është fitues i zgjedhjeve.










