Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arifi: Qeveria e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojnë çdo ditë e sipër këtë Republikë

nga Venera Grabanica24 mars 2024
Arifi: Qeveria e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojnë çdo ditë e sipër këtë Republikë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka cilësuar Qeverinë Kurti si “qeverisje antiamerikane”, duke thënë se ajo po e çmonton Republikën e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojnë çdo ditë e sipër këtë Republikë (zaten ministri i tenderëve, Aliu e pati quajtur republikë të përkohshme”, sa më shumë po fitojnë kauza mashtruese të konvertuara politike, aq më shumë po i afrohen interesave serbe”, ka deklaruar ai.

Arifi, ndër tjera, ka potencuar se “është momenti i madh i reflektimit të çdo qytetari të stopojë këtë rrugë qeverisje të çmendur drejt vetëvrasjes politike”.

“Amerika dhe NATO nuk është armiku i shqiptarëve”, ka shtuar ai në përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →