Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Arilena Ara së shpejti me album

nga Kaltrina Berila6 korrik 2021


Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, ka gati projektin e saj më të ri, albumin e titulluar “POPART”.
Arilena ka kohë që ka paralajmëruar një projket të tillë, i cili është i përbërë nga 13 këngë.
Ndër këngët e “POPART”, bashkëpunimet e Arës, që u vunë në pah janë ato me yllin shqiptar, Gjon’s Tears, emri i të cilit u bë më i njohur pas pjesëmarrjes së tij në kontekstin muzikor “Eurovision”, si dhe bashkëpunime të tjera me artistë të njohur të estradës, si 2PO2, Dafina Zeqiri, Noizy, Wendy.
“POP ART” THE ALBUM”, sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar Arilena në Instagram./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →