Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

nga Venera Grabanica20 dhjetor 2024
Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Nga sot Armenia i njeh pasaportat e Kosovës, kjo u bë e ditur nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.

“Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka shkruar Ahmeti./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →