Pas sulmeve terroriste në Londër
Policia britanike ka arrestuar 12 persona, pasi që ka bastisur një ndërtesë në lindje të Londrës në të cilën ka banuar njëri nga kryerësit e sulmeve të mbrëmshme, raporton BBC.
Forcat policore thanë se po vazhdojnë të kërkojnë edhe adresa të tjera.
Të shtunën në mbrëmje, një furgon i bardhë goditi këmbësorët në London Bridge, pastaj tre burra dolën dhe therën njerëzit në një lokal pranë Borough Market, ku vranë shtatë persona dhe plagosen rreth 50 të tjerë./21Media










