Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Arrestohen 2 të mitur, policia i gjeti sasi të vogla kanabisi

nga Venera Grabanica1 tetor 2023
Arrestohen 2 të mitur, policia i gjeti sasi të vogla kanabisi

2 persona janë arrestuar në Fier të Shqipërisë, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Dy shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç u proceduan pasi policia i gjeti sasi të vogël kanabisi.

Njoftimi i policisë Fier:

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në tabakinon në përdorim të tij, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 shkop gome si ai i policisë dhe 1 armë të ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur 15 vjeç dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtyre shtetasve një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në Patos, pasi në qytetin e Patosit duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe është larguar nga vendngjarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →