Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen 3 persona, iu gjeten 53 qese me marihuanë

nga Kaltrina Berila6 tetor 2023
Arrestohen 3 persona, iu gjeten 53 qese me marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar të enjten në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Policia gjatë kontrollit te të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gram, tre telefona si dhe 6 mijë e 500 euro, 50 funta dhe 210 franga.

Pas kësaj, policia në konsultim me prokurorin kujdestar kanë bërë bastisje në banesën e të dyshuarve, të cilën ata e kanë marrë me qira dhe gjatë bastisjes kanë hasur dhe konfiskuar 51 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 115.6 gram, një peshore digjitale, një foli, një grinder, një sasi e madhe me qese të zbrazëta.

Në raport është thënë se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →