Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen 3 të dyshuar për përfshirje në kontrabandë me emigrantë

nga E.Bullaku2 shtator 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Vërmicë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në kontrabandë me emigrantë.
“Patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 02.09.2021 rreth orës 08:10,  në realizimit të  Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të dy automjeteve furgonave (kombi) në autostradë . Patrullat e policisë  kanë vëzhguar lëvizjet e automjeteve dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur shtatë  (7)  persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjete. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar dy të dyshuar dhe shtatë emigrantë” Në koordinim me prokurorin e  Prokurorisë Themelore  për Krime të Renda në Prizren është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar fillimisht dy të dyshuar:  E.K ( v.l. 1998) dhe G.H (v.l. 2000), shtetas të Republikës së Kosovës dhe më pas është kuptuar se edhe një person i tretë është i përfshirë në rastin ‘‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë arrestuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin R.Z., (v.l. 1990), mashkull, shtetas i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me emigrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →