Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen 5 persona në Ferizaj për bixhoz të paligjshëm

nga Miranda Beqaj30 tetor 2021

Mbrëmë, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një lokal në rrugën ”Liman Reka” në Ferizaj dyshohet se disa persona janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.
Sipas komunikatës bëhet e ditur se personat me inicialet N.S 50 vjeçar , F.A 27 vjeçar, B.R 44 vjeçar, P.Z 25 vjeçar dhe S.J 40 vjeçar, të gjithë meshkuj kosovarë janë arrestuar nga policia.
”Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policer në Ferizaj menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kane lokalizuar lokalion e dyshuar, ku aty kanë hasur pesë (5) persona duke luajtur bixhoz. Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore duke bërë fotografi si dëshmi materiale, të një numri të letrave që janë përdorur për bixhoz, poashtu fletore që të dyshuarit ishin duke e perdorur për të shnëuar aktivitetin e tyre gjatë keëaj loje të paligjeshme. Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policer në Ferizaj”, bëhet e ditur në komunikatë.
Për procedura të mëtejme hetimore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →