RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Arrestohen 5 shqiptarë në Itali

nga Venera Grabanica22 dhjetor 2021

Dy gra dhe tre burra, të gjithë me kombësi shqiptare janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje në qendrat tregtare në të gjithë Italinë.
Mediat italiane shkruajnë se banda ishte e specializuar në vjedhjet e dyqaneve të H&M dhe kryente gjithashtu dhjetëra vjedhje në ditë.
Grupi udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë, merrte makina me qira dhe kryente një sërë vjedhjesh dhe më pas ktheheshin sërish në Shqipëri. Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 8 mijë euro të ardhura nga vjedhja.
Hetimet për identifikimin e kanaleve të marrjes së mallit që mund të kishte destinacionin jashtë Italisë po vazhdojnë./oranews

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

Më të fundit

Të gjitha →