Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen disa persona për fajde e bixhoz, në mesin e tyre një polic

nga Kaltrina Berila5 tetor 2022

Një aksion është  duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione të ndryshme në Prizren, Prishtinë, Malishevë dhe Suharekë.
Aksioni po zhvillohet nën dyshimin se persona të ndryshëm janë përfshirë në vepra penale fajdes, detyrimit dhe Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm.
Sipas një komunikate të inspektoratit në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor.
“Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve (Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë)”, thuhet në një komunikatë të inspektoratit.
“Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona te dyshuar. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion. Pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor”, thuhet tutje në komunikatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →