Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në veri – iu gjetën uniforma, armë e dokumente

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 2024
Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë në veri – iu gjetën uniforma, armë e dokumente

Dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjatë të premtes në Zubin Potok. Njëri për armëmbajtje pa leje, e tjetri për përvetësim në detyrë.

Tek shtëpia e njërit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Zubin Potok / 13.12.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Tek shtëpia e tjetrit, janë gjetur një uniformë, një folder me dokumente dhe një shtëpizë kompjuteri.

“PËRVETËSIM NË DETYRË – Zubin Potok / 13.12.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia përmes raportit ditor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →