Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen dy persona, dyshohet se hodhën bombë në drejtim të një veture

nga Venera Grabanica20 maj 2024
Arrestohen dy persona, dyshohet se hodhën bombë në drejtim të një veture

Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Sipas Policisë, F.F 25 vjeçar dhe E.M 19 vjeçar dyshohet se kishin hedhur një bombë (granatë dore), para më shumë se një muaji, ku ishin dëmtuar gjashtë vetura.

Ngjarja kishte ndodhur më 12 prill në rrugën “Zekirja Cana” afër Fakulteti Teknik në Prishtinë.

”Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Burime të RTV21 kanë treguar se granta ishte hedhur në drejtim të artistit, Noga./21Media
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →